Kolonat e gjata dhe tollovia në trafikun e kryeqytetit po vazhdojnë edhe më tutje.
Kjo situatë ka ardhur pasi Komuna e Prishtinës kohë më parë nisi testimin për shndërrimit e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, ndërsa tashmë ka bollkur edhe disa rrugë për shkak të ofrimit të festave.
Këto ndryshme po sjellin tollovi në kryeqytet dhe si asnjëherë më parë ka pritje të gjata për shkak të krijimit të kolonave.
E sot në kolonë e bllokuar ka mbetur edhe një autoambulancë.
Për këtë ka reaguar asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili ka publikuar fotografinë dhe ka thënë se dikujt po i rrezikohet jeta sepse Komuna e Prishtinës po bën një eksperiment me rrugën kryesore të qytetit.
“Qytetarët nuk i kanë pas borxh Përparim Ramës tërë këto pritje e vonesa. Kolona kilometërshe. Sheshet i ka premtuar në fushatë. Presim që kryetari Rama ta përmbush premtimin e tij zgjedhor dhe ta zgjeroj sheshin deri te “Rrethi i Flamurit”. Por ai është i obliguar të gjejë rrugë alternative. Duhet bërë zgjidhje. Lehtë është me premtu ”nëpër hava””, ka shkruar Sveçla në rrjetin social.