Një Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata.
Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Në fakt, Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
Në të njëjtën ditë, kishte rastisur që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko të mbledhte, bashkë një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori kishte filluar të festohej në të gjithë botën.
Ndryshe, kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

