Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar në Twitter ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.


