KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: 11 qershorin ta kujtojmë me punë për brezat tonë
Politikë

Rama: 11 qershorin ta kujtojmë me punë për brezat tonë

Kosova News
Kosova News 10:59 -11/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se 11 qershori duhet kujtuar me premtimin se misioni ynë është të punojmë për brezat tonë dhe për hirë të atyre që nuk janë më në mesin tonë.

Rama i bëri këto komente në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, ku edhe është shpallur qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith.

Kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina gjatë një fjalimi kujtoi ditën e çlirimit të kryeqytetit. Ai tha se qytetari ka nevojë që çdo ditë ta ndiej dorën e komunës dhe se e kanë për obligim që asnjëherë të mos ndalen duke punuar ndershëm për Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se falë atyre që luftuan dhe humbën jetën e tyre, 11 qershori është bërë fillimi i një kapitulli të ri, të cilin ende janë duke e shkruar të gjithë së bashku, ndërsa ka shtuar se në këtë kapitull të ri, është radha jonë për t’ia kthyer mundin e atyre që luftuan për të shijuar lirinë që e kemi sot dhe se vepra më e vyeshme është puna e sinqertë dhe e ndershme.

“Le ta kujtojmë 11 qershorin me premtimin që misioni ynë është të punojmë për brezat tonë, për hirë të atyre që nuk janë më në mesin tonë”, tha Rama.

Përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Fatmir Sopi, në një fjalë rasti kujtoi luftën e UÇK-së. Ai tha se i gjithë suksesi i dedikohet martirëve dhe veteranëve, mirëpo shteti se ka vullnetin të merret me këta.

“I gjithë suksesi i kësaj lufte i dedikohet popullit tonë liridashës, ndërsa më meritoret janë dëshmorët e martirët tanë që dhanë jetën për liri, por jo më pak meritor janë invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së…Shteti ynë i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre, ende nuk e ka vullnetin që të merret me hallet e tyre të shumta dhe t’iu jap vendin e merituar në shoqëri. Ata po detyrohen që hallet e tyre t’i shprehin përmes protestave e cila nuk është dashur të ndodh”, tha ai.

11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e hyrjes në Prishtinë, të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit dhe forcave që kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.

21 vjet më parë forcat e UÇK-së kishin hyrë në periferi të qytetit, ndërsa forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar tërheqjen, sipas Marrëveshjes së Kumanovës të arritur më 9 qershor të vitit 1999.

Më 12 qershor nga bazat e tyre në Maqedoni kishin filluar depërtimin në Kosovë forcat tokësore të NATO-s të quajtura forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pastaj edhe administrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

TAGGED: Dita e çlirimit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës, Prishtina
Kosova News 11/06/2022 11/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Ndryshim i regjimit të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë
11:28 -14/05/2025
Kontroll i hershëm për shëndet më të mirë – aktivitete për Ditën Botërore të Hipertensionit në Pejë
11:24 -14/05/2025
​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
11:12 -14/05/2025
7 të arrestuar për krime zgjedhore në Shqipëri, SPAK-u del me njoftim
11:09 -14/05/2025
Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
11:07 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?