KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Çeki
Politikë

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Çeki

Kosova News
Kosova News 14:08 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Çeki ku do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetëror të Çekisë si dhe do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000, së bashku me liderë të tjerë botëror. 

Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, do të takohet me kryeministrin çek z. Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, z. Miloš Vystrčil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, z. Wopke Hoekstra.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të flasë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000 me temë: Rreziku i qartë dhe i tashëm i demokracisë: si të përgjigjemi.

Fondacioni Forum 2000, vazhdon trashëgiminë e ish-presidentit çek, Vaclav Havel në mbështetje të vlerave demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe duke ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe inkurajuar tolerancën kulturore dhe etnike.

Presidentja Osmani në këtë Konferencë do të mbajë dy fjalime si dhe do të marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut
20:50 -11/07/2025
Komuna e Prishtinës merr masa ndaj parkingjeve private pa leje
20:09 -11/07/2025
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz të paligjshëm
20:07 -11/07/2025
Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj
19:39 -11/07/2025
Vritet Agim Muharemi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut
18:50 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?