“Zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë Kosovë-Britani e Madhe”, kanë qenë temë diskutimi në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Liderët u takuan në kuadër të samitit të liderëve evropianë në Moldavi.
E pas takimit sot presidentja Vjosa Osmani përmes një deklarate të shkurtër në Twiter i ka shprehur mirënjohjen shtetit britanik për mbështetjen e vazhdueshme.
“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter të premten.
Together with Prime Minister @RishiSunak we discussed recent developments in the region and our strong cooperation with the UK.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 2, 2023
Expressed our gratitude for UK's enduring support and our continued commitment to continue our joint efforts for long-lasting peace and security. ???? pic.twitter.com/1h3vpiWFB9
Mbështetje për Kosovën ka dhënë edhe deputetja britanike dhe njehërit kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Ajo tha se Britania e Madhe si vend mik i Kosovës duhet të vazhdojë rolin e saj, ndërsa i dha jehonë takimit që kanë zhvilluar Rishi Sunak dhe Vjosa Osmani.