Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t`i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.
Takimin e ka konfirmuar për RTK edhe Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.
Ndryshe përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, kanë kërkuar takim me presidenten Osmani, për shkak se në Ligjin për pagën minimale, ata nuk janë përfshirë në të.
Siç raportohet takimi mes presidentes Osmani dhe përfaqësuesve të OVL të UÇK-së, pritet të ndodh në orën 14:00.


