Deputetët e PDK-së gjatë seancës së sotme në Kuvendit e Kosovës kanë eskaluar duke e sulmuar Kryeministrin Kurti dhe kabinetin qeveritar.
Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.
Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.
Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Herkuran Murati kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje Kurtit.
Aty situata ka eskaluar në rrahje masive mes deputetëve të PDK-aë dhe kabinetit qeveritar.
Të përfshirë në këtë përleshje fizike nuk ishin edhe partitë e tjera opozitare përveç PDK-së.
Më pas ka ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Albin Kurti duke tentuar t’i shpërndante të përfshirët në përleshjen fizike, derisa kryeministrin e kanë larguar nga mesi i turmës.
Gjatë kësaj kohe është dëgjuar kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili po bënte thirrje për qetësi.
Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.
Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.
https://kosovanews.net/politike/konjufca-vendos-per-dy-ore-pauze-pas-rrahjes-ne-kuvend/