Para pak minutash ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë.
Ambasadorët janë parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, nuk janë prononcuar për mediat.
Pas këtij takimi, kryeministri Kurti ashtu siç ishte paralajmëruar, është nisur për në takim drekë pune me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.