Ministri i Bujqësisë Faton Peci i cili vije nga radhët e Partisë “Guxo” i është kundërpërgjigjur deputetes së PDK-së Ganimete Musliut e cila sulmoi me një gjuhë të ulët presidenten e Kosovës Vjosa Osmani duke i thënë se “Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”
Peci në një status në facebook i është drejtuar Ganimete Musliut duke i thënë se: Gane, kilogramë për kilogramë, ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzu Kosovën si plaçkë lufte. Milionat që keni ba ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë”
Ministri Peci reagimin e tij ndaj Ganimete Musliut e përmbyllë me thënien e ish-sekretares së ShBA-së Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!