KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani takon u.d. kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin e KPK-së, vazhdojnë zvarritjet për dekretimin ose jo të kryeprokurorit të ri
Siguri

Osmani takon u.d. kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin e KPK-së, vazhdojnë zvarritjet për dekretimin ose jo të kryeprokurorit të ri

Kosova News
Kosova News 17:09 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë bërë gjashtë muaj prej kur Prokuroria e Shtetit po funksionon me ushtrues detyre në krye të saj, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar zvarritje të mëtejmë të procesit.

Në një takim të martën me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Osmani ka përsëritur qëndrimin që do të pritet deri në përfundim të të gjitha proceseve gjyqësore në gjykatat e vendit para se të marrë vendim.

“Një qasje e këtillë, theksoi Presidentja, është e domosdoshme për ta ruajtur sigurinë juridike dhe për ta siguruar shfrytëzimin e papenguar dhe efektiv të mjeteve juridike nga kundërkadidatët, si dhe për ta garantuar besimin qytetar në proces pas vërejtjeve nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Emri i Blerim Isufajt është propozimi i KPK-së që ka shkuar te presidentja për dekretim. Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë vendim që të mos i trajtojë ankesat e dy prej kundër kandidatëve të Isufajt, të cilët ishin ankuar për shkelje të procedurave nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. E njëri nga ta pas vendimit të Kushtetueses, e ka paditur KPK-në në departamentin administrativ. Shkalla e parë ka vendosur që padia e tij është e pasafatshme. Osmani ka dhënë shenja që do t’i presë edhe ankesat e këtij kundërkandidati në të gjitha shkallët e gjykatës para vendimit për dekretin.

- Reklamë -

Në prillin e këtij viti, Aleksandër Lumezi e ka përfunduar mandatin si kryeprokuror i shtetit.

Pas tij, KPK-ja e ka përzgjedhur Blerim Isufajn si pasues, por që procesi është shoqëruar nga kritika të shumta nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në takimin e së martës, Osmani me Kelmendin e Malokun ka diskutuar edhe “për nevojën e domosdoshme dhe urgjente të intensifikimit të punës së Prokurorisë dhe bashkërendimit të institucioneve të drejtësisë në parandalimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin adekuat të kryesve të veprave penale të dhunimeve, ngacmimeve seksuale dhe veprave penale kundër integritetit seksual”.

Osmani, sipas komunikatës, ka kërkuar që të merren hapat e nevojshëm për ta ashpërsuar këtë luftë dhe për të ngritur kapacitetet e nevojshme që të mundësohet një gjë e tillë. Ajo u zotua për përkrahjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe atyre ligjzbatuese në ndërmarrjen e këtyre hapave.

Edhe sa i përket nismës për vetting, Osmani ka ofruar përkrahje. Ajo ka thënë se reforma në drejtësi është rruga më e nevojshme dhe e duhur në drejtim të garantimit të një sistemi gjyqësor e prokurorial me integritet dhe profesionalizëm. “Sipas Presidentes Osmani, integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është shtyllë kryesore e sundimit të ligjit në vendin tonë. Në këtë drejtim, veçanërisht tani pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, Presidentja tha se vetingu është ndër proceset reformuese më të rëndësishme në vendin tonë në drejtim të ndërtimit të një sistemi kredibil prokurorial e gjyqësor dhe kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi. Në këtë kontekst, Presidentja u bëri thirrje atyre për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse në zhvillimin e këtij procesi të dobishëm si për prokurorinë ashtu edhe për qytetarët e vendit tonë, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në grupet punuese duke ofruar sugjerimet e tyre konkrete për avancimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Mbahet kolegjiumi i kryeprokurorëve, diskutojnë për numrin e madh të lëndëve të pranuara dhe numrin e vogël të prokurorëve

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?