KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani dhe kryetari i Linzit flasin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim
Politikë

Osmani dhe kryetari i Linzit flasin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim

Kosova News
Kosova News 17:32 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Linzit, në Austri, z.Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë, të cilin e kultivojnë dy vendet tona, mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në gjithë Austrinë, e ka pasur tradicionalisht.

Presidentja Osmani theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i njohu diplomat e Kosovës dhe ndihmoi në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ndihmoi në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kryetari i Komunës së Linzit, z. Luger, ndërkaq, u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Presidenten për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin e Linzit.

Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi.

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kosova News 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?