Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare në orët e paradites së sotme ku janë shqyrtuar dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.
Pas diskutimeve të gjatë, këto pika janë hedhur në votim, por që nuk kanë kaluar.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim.
Opozita nuk mori pjesë në votim.
Ai ka kërkuar që të shkohet në pauzë deri në ora 15:00./KosovaNews/