KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga njohja reciproke deri në antarësim në BE – Mesazhet kryesore të Scholz në vizitën e tij të parë në Kosovë
Politikë

Nga njohja reciproke deri në antarësim në BE – Mesazhet kryesore të Scholz në vizitën e tij të parë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:05 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej mesazheve kryesore të Kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët që pati me kryeministrin Albin Kurti.

Kancelari Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Prishtinë u shpreh qartë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Scholz u përkujdes të çojë mesazh se Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën.

“Përfaqësuesi i BE-së Lajçak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës.  Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.

Shefi i qeverisë federale gjermane tha se Gjermania i jep prioritet të madh Procesit të Berlinit në vend të “Open Balkan”.

“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara. Të gjithë duan të shkojnë në BE atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes dhe kushdo që dëshiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i ndjek ato”, u shpreh kancelari gjerman.

Ai përmendi gjithashtu një konferencë që do ta organizojë për “Procesin e Berlinit”.

“Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë ne kuadër të Procesit të Berlinit, ta rijetësojë atë këtë vit, dhe një vjeshtë do të ftojë për një konferencë në Berlin”, ka thënë Scholz.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Scholz tha se Kosova ka plotësuar kushtet dhe tani shtetet evropiane duhet të binden ashtu siç është bindur Gjermania.

“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti”, tha Scholz.

Kjo ishte vizita e parë e Olaf Scholz në Kosovë si kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.

Scholz e ka nisur me Prishtinën turin e tij dy ditor ballkanik, ndërkaq pasdite ai udhëton për në Beograd.

Kancelari gjerman do ta vizitojë edhe Shkupin e Sofjen për ta përmbyllur me Selanikun ku do të marrë pjesë  Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në Greqi, do të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe do të jetë e pranishme në një darkë të përbashkët me Kancelarin Scholz.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Pushon aktiviteti i ‘Lëvizjes për Bashkim’, e çregjistron KQZ-ja

TAGGED: Albin Kurti, Olaf Scholz
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore
09:51 -11/07/2025
Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?