KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Hekuran Murati dje citoi ligje e konventa ndërkombëtare, sot Rrahman Jasharaj kërcënon me padi shtetin e Kosovës
Politikë

Ministri Hekuran Murati dje citoi ligje e konventa ndërkombëtare, sot Rrahman Jasharaj kërcënon me padi shtetin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:08 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi padi ndaj shtetit pas deklarimeve se mësimdhënësve që do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, do t’iu pezullohen mëditjet nga paga.

Jasharaj tha se pezullimi i grevës as nuk është opsion, duke deklaruar se atë nga greva e ndalon “vetëm vdekja”.

“Nuk do të ketë pezullim apo ndalje të grevës. Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë. Në konferencë do t’i diskutojmë dhe komentojmë deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndalimit të pagave dhe mëditjeve. Siç duket ministri, si i ri që është, ka gabuar”,  deklaroi për KOHËN të martën, Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut theksoi se këtij institucioni i janë ofruar disa avokatë vullnetarë për t’i mbështetur në padinë që pritet ta ngrehin ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Deklarimet e Muratit ishte skandaloze dhe shantazhuese. Mësimdhënësve nuk mund t’ua ndalojë pagat. Në kohë të krizave dhe kur dimri po vjen, mësimdhënësit po duan ta marrin edhe një kafshatë më tepër bukë”, shtoi ai.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se SBASHK-u në pesë vitet e fundit ka mbledhur 3.2 milionë euro nga mësimdhënësit në emër të anëtarësisë. Po ashtu Murati ngriti pikëpyetje se ku kanë shkuar këto para.

Ministri tha se SBASHK-u meqë ka fond, duhet t’i paguajë vetë grevistët për orët e humbura.

Murati: Greva është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, trajtimi e pagesat sipas ligjeve e konventave nderkombëtare

Qeveria është zotuar se do t’ua ndalojë mëditjet nga paga të gjithë atyre që marrin pjesë në grevë, meqë sipas saj, nuk është thirrur sipas ligjeve.

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Kërkesat e tilla janë kundërshtuar nga Qeveria, e cila thotë se tani nuk është koha për greva, pasi së fundmi është hartuar Projektligji për pagat dhe së shpejti kjo çështje do të rregullohet.

E dje në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk janë kundër grevistëve, por sipas tij ata do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Greva duhet të deklarohet dhe ajo është instrument për t’u mbrojtur punëtorët, sepse ata që janë në grevë nuk mund askush ti largoj nga puna. Por nëse ka punëtorë që nuk deklarojnë se janë në greve dhe nuk punojnë atëherë kjo është çështje disiplinore”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se gjatë viteve dhe për vit sindikatat marrin para nga anëtarësia dhe me ato para ata mund të bëjnë pagesat për orët e grevës, por assesi nuk mund të paguhen nga punëdhënësi, sepse kështu përcaktohet me ligje.

SBASHK-u ka marrë nga mësuesit 3.2 mln €, ministri Murati pyet se çfarë ka ndodhur me këto para

Ministri Murati theksoi se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.

Ministri Murati sqaron se si parashihen me ligj pagesat për punonjësit që janë në grevë

Zhurma më e madhe ditëve të fundit nuk është bërë për faktin se një pjesë e punonjësve filluan grevën, por çështja se kinse ata po kërcënohet se mund të mos marrin pagesat për kohën sa janë jashtë procesit të punës, pra në grevë, shkruan KosovaNews.

Në fakt pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur atyre pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Kjo ka nxitur reagime nga disa drejtues të sindikatave, të cilët janë ankuar se Qeveria po u bën presion në këtë mënyrë që të mos vazhdojnë me grevën.

Mësohet sa euro më pak do të marrin këtë muaj ata që për pesë ditë janë në grevë

E kjo temë sidomos është shfrytëzuar tej mase nga subjekte politike që aktualisht janë në opozitë, por ato kohë të gjatë kanë qenë në pushtet dhe kanë miratuar e votuar ligje, që përkufizojnë krejt diçka tjetër me atë që sot e thonë.

Çka thotë ligji për greva në Kosovë

Në Ligjin për greva të Kosovës thuhet se, organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’, raporton KosovaNews.

Por, Neni 18 i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Por, sipas Ligjit për greva, ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.

Pagesa e punonjësve gjatë grevës

Greva organizohet konform Ligjit Nr. 03/L-200 për grevën (Ligji bazik), i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për grevat (Plotësim-ndryshimi i Ligjit).

Neni 18, shumë qartë përcakton se e drejta për pagesë pezullohet gjatë zhvillimit të grevës.

Këtë e përforcon edhe neni 6 i Ligjit për grevën, i cili parasheh që të punësuarit që punojnë gjatë grevës “në shërbimet e rëndësisë jetike me qëllim të sigurimit të minimumit të procesit të punës, kanë të drejtë në pagë, në përputhje me kohën e kaluar në punë”. Kjo nënkupton se grevistët tjerë nuk kanë të drejtë në pagë, sepse, përndryshe, nuk do të kishte nevojë për një normë të tillë.

Qeveria e procedoi Projektligjin për Paga, në shtator shqyrtohet në Kuvend

Gjithashtu lexoni:

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së
18:34 -01/07/2025
Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë
18:23 -01/07/2025
Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani
18:23 -01/07/2025
​Arrestohen gjashtë persona pak para se të shkonte Kurti në veri, nuk respektuan urdhërat e Policisë
18:12 -01/07/2025
Kurti: Ndërtimi i urave mbi Ibër rrit bashkëpunimin – janë për bashkëjetesë, jo për ndarje
18:02 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?