KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » McKee pas takimit me Osmanin kërkon normalizim të raporteve Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë në qendër
Politikë

McKee pas takimit me Osmanin kërkon normalizim të raporteve Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë në qendër

Kosova News
Kosova News 13:29 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu e ka pritur të henën në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

McKee pas takimit ka thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë  me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve mes fqinjëve.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës t’i përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.

Ambasadorja e USAID-it, shtoi se ata do të jenë këtu për të gjitha vendet e rajonit.

“Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre”, tha McKee.

Kurse pas takimit, Osmani ka shprehur mirënjohjen për USAID-in për kontributin e dhënë në fusha të ndryshme në Kosovë.

“Ne ju jemi mirënjohës që edhe vendi ynë ka qenë përfitues i shumë projekteve që janë mbështetur nga populli amerikan. Në emer të popullit të Kosovës, natyrisht që falënderimi është i madh për këtë kontribut të popullit amerikan. USAID-i ka kontribuar me më shumë se 1 miliardë dollarë në forcimin e intitucioneve të Kosovës, në demokratizimin e vendit tonë, në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, e në shumë fusha të tjera, që përfshinë edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”, u shpreh ajo.

Presidentja Osmani bëri të ditur se në takim me McKee ka kërkuar mbështetje në përpjekjet për eliminimin e dhunës në baza gjinore.

“Sot diskutuam edhe për fushat e tjera të bashkëpunimit dhe më konkretisht kërkova mbështetje për përpjekjet tona për eliminimin e dhunës në baza gjinore dhe natyrisht që jam shumë e lumtur që mora përgjigje pozitive nga ana e USAID-it për përkrahje në këtë drejtim për ta luftuar këtë dukuri e cila për fat të keq është shndrruar në pandemi anë e kënd globit”, u shpreh tutje ajo.

Gjithashtu lexoni:

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Spanja me rregulla të reja për turistët

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?