KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrojtja e Salih Mustafës parashtron njoftim për apel ndaj aktgjykimit, Trendafilova cakton panelin
Siguri

Mbrojtja e Salih Mustafës parashtron njoftim për apel ndaj aktgjykimit, Trendafilova cakton panelin

Kosova News
Kosova News 10:57 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e Salih Mustafës, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte, ka parashtruar njoftim për apel ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Pas kësaj, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit.

“Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja e DhSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Speciale në Hagë e  shpalli aktvendimin për Salih Mustafën i njohur si komandant “Cali”, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me datën 16 dhjetor 2022.

Kjo Gjykatë e ka dënuar me gjithsej 26 vite burg Salih Mustafën.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

Gjithashtu lexoni:

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?