KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbledhja e 113-të, gjithë vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës
Politikë

Mbledhja e 113-të, gjithë vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:55 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 113 me radhë, me ç’rast ka shqyrtuar e miratuar disa projektligje dhe ka marrë disa vendime. Një prej miratimeve është edhe Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitet 2022-2031, mandej është marrë vendimi për kinematografinë, për rialokim të mjeteve dhe për një kredi që mundëson rritjen e kapaciteteve për ngrohje në Kosovë, raporton KosovaNews.

 Më poshtë gjeni njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, për të gjitha vendimet që janë marrë:

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës në të cilën ka miratuar:

Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031. Vizioni i Strategjisë së Energjisë është për një sektor energjetik të qëndrueshëm dhe të integruar në tregun pan-Evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe të përballueshme për qytetarët. Ajo ka pesë objektiva strategjikë dhe bashkë me synimet e tyre specifike përbëjnë thelbin e Strategjisë sonë të Energjisë:

Objektivi strategjik 1: Përmirësimi i besueshmërisë së sistemit

Objektivi strategjik 2: Dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtëritshme

Objektivi strategjik 3: Rritja e efiçiencës së energjisë

Objektivi strategjik 4: Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut

Objektivi strategjik 5: Mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve

Projektligjin për Kinematografinë i cili rregullon veprimtarin, organizimin, financimin, prodhimtarinë, distribuimin dhe shfaqjen e veprave filmike. Ai synon inkurajimin e krijimtarisë, promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kinematografike. Projektligji e shpall veprimtarinë kinematografike në Republikën e Kosovës si fushë të interesit të veçantë publik.

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë. Ky projektligj ka për qëllim të bëjë ndryshimet e nevojshme të Ligjit për Energjinë për të përcaktuar masat e kursimit të energjisë gjatë periudhës së masave emergjente, mbikëqyrjen e zbatimit të masave të kursimit si dhe dispozitat ndëshkuese.

Koncept-dokumentin për Rininë i cili rekomandon avancimin dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë. Bazuar në regjistrimin e fundit të dhënat tregojnë se 19.3% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë është e grup moshës 15-24 vjeç.

Programin Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Republikës së Kosovës në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri”. Ky programi ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai parashihet të zhvillohet me nxënës të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

Vendimin për rialokim të mjeteve të kursyera buxhetore. Qeveria ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për rialokim të mjeteve të mbetura dhe të kursyera buxhetore në shumën prej 4.8 milionë eurove.

Kërkesën e Telekomit për huamarrje, sipas së cilës Telekomi siguron një hua në vlerë prej 5 milionë në këtë vit dhe 15 milionë në vitin e ardhshëm. Këto mjete do të përdoren për investimet kapitale në këtë Ndërmarrje Publike.

Vendimin për t’i kërkuar presidentes dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes financiare ndërkombëtare me BERZH-in. Marrëveshja i siguron Kosovës një kredi në vlerë 23.2 milionë eurove dhe do të përdoret për rritjen e kapaciteteve të ngrohjes në vendin tonë.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?