Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikws (ShBA).
Atje është diskutuar çështja e shqiptarëve të Luginës.
Sipas, Mustafit, Lugina është në agjendën e Washingtonit.
“Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit! Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka renditur takimet që zhvilluan, nisur nga ai me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.