KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja për Asociacionin: Është përgjegjësi e Qeverisë, ta trajtojë sipas Kushtetutës
Politikë

LDK-ja për Asociacionin: Është përgjegjësi e Qeverisë, ta trajtojë sipas Kushtetutës

Kosova News
Kosova News 10:41 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është ftuar nga ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, që të marrë pjesë në takimin e nesërm, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një komunikate për media, thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë takim, do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

“Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.

Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Sipas LDK-së, kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese nuk kanë alternativë, prandaj LDK-ja thotë se në rolin e saj opozitar, s’ka se si t’i ushtrojë ato.

“Opozita nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e shumicës dhe as të Qeverisë së kësaj shumice. Prandaj pjesëmarrja e institucioneve shtetërore në këtë proces është domosdoshmëri e pazëvendësueshme. LDK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos fshihet prapa akuzave populiste ndaj opozitës, por të ushtrojë përgjegjësitë e saja si shumicë dhe të trajtojë këtë çështje në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët tanë”, thuhet në komunikatë.

Reagon edhe Basha: Kosova e ka Asociacionin me kryetar Agim Aliun, aty ka vend edhe për komunat serbe

Gjithashtu lexoni:

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
10:19 -12/05/2025
Rasti Mati, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri
09:45 -12/05/2025
Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B
09:27 -12/05/2025
Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS
08:49 -12/05/2025
AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
08:46 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?