KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti uron 1 Qershorin: Investimi në mirëqenien e fëmijëve është gur themeli për shoqëri të drejtë
Politikë

Kurti uron 1 Qershorin: Investimi në mirëqenien e fëmijëve është gur themeli për shoqëri të drejtë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:21 -01/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me qëllim të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryesuar takimin e radhës së Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Përveç anëtarëve të këtij komiteti, të pranishëm ishin edhe ministrat Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Arben Vitia e Elbert Krasniqi, shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, udhëheqësja e KOMF, Donjeta Kelmendi, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe vet përfaqësuesit e fëmijëve.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mirëqenien e fëmijëve, kryeministri Kurti në këtë takim deklaroi se investimi në mirëqenien e fëmijëve është gur themeli për shoqëri të drejtë.

Rrjedhimisht, ai tregoi se si Qeveri përmes skemave të mbrojtjes sociale dhe politikave arsimore po largojmë barrierat për zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve. Paralelisht, për të siguruar barazi nga mosha e hershme, po i ndajmë shtesat për 351 mijë fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Ndërkaq, është miratuar edhe Ligji për arsimin e fëmijërinë e hershme, ku do të angazhohen 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara e me nevoja të veçanta. Në këtë kuadër, sa i përket shëndetit mendor dhe psiko-social të fëmijëve dhe familjeve të tyre, vetëm në vitin e kaluar, janë trajnuar mbi 200 profesionistë të këtyre shërbimeve.

Sipas kryeministrit janë themeluar e funksionalizuar mekanizma institucional për të drejtat e fëmijëve në nivel qendror dhe lokal, ku deri më tani janë themeluar ekipet për të Drejtat e Fëmijës në 22 komuna dhe janë realizuar aktivitete në 32 komuna nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këto Ekipe për të Drejtat e Fëmijëve, Elbert Krasniqi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i konsideroi hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit, akterëve të rëndësishëm të përfshirë në sigurimin e të drejtave të fëmijëve. Ai shprehu se do të vazhdojnë tutje duke punuar së bashku për të adresuar çështjet dhe problemet me të mëdha që fëmijët tani po përballen.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, gjatë takimit ka shpalosur dhe njoftuar të pranishmit me politikat e kësaj ministrie në edukimin e hershëm, duke theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet njëra nga prioritetet e Ministrisë dhe Qeverisë, me synimin parësor rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët në të gjitha komunat e Republikës sonë.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i lumtur që ishte në këtë tryezë dhe se si Ministri e Shëndetësisë synojnë zhvillimin e shërbimeve cilësore shëndetësore me qasje të lehtë për nëna dhe fëmijë si dhe qasje bashkëkohore që do të rezultojë në përmirësimin e statusit shëndetësor të këtyre grupeve të ndjeshme të popullatës si dhe ngritjen e kualitetit të tyre.

Në takim nuk mungoi as prezenca e fëmijëve, me ç’rast Esra Kërveshi, kryetare e Grupit Avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuar, falënderoi kryeministrin Albin Kurti që ndau kohën t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Në fund, kryeministri Albin Kurti kërkoi që të gjitha rekomandimet nga ky takim i sotshëm t’i përkthejmë në veprime të përbashkëta, të institucioneve dhe organizatave partnere vendore e ndërkombëtare, në angazhim të përbashkët me fëmijët. Ndërsa fëmijëve, duke iu uruar përzemërsisht ditën e tyre, 1 Qershorin, i këshilloi që ta ruajnë gjithmonë ndjeshmërinë, kreativitetin dhe kureshtjen që karakterizon moshën e fëmijërisë.

Ministrja Haxhiu nënshkruan vendimin: Rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror
Kurti kthehet nga Bratisllava, merr pjesë në një takim ndërministror për Ditën e Fëmijëve
Ministrja Nagavci uron 1 Qershorin: Fëmijët, thesari më i çmuar, e tashmja dhe e ardhmja jonë

Gjithashtu lexoni:

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën javën e ardhshme

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

KQZ nuk regjistron partinë e Goran Marinkoviq

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

KosovaNewss 01/06/2023 01/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje
22:25 -08/05/2025
Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë
22:02 -08/05/2025
ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore
21:57 -08/05/2025
Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?
21:54 -08/05/2025
Finalja PSG-Inter: Beteja që mund të vendosë ‘Topin e Artë’ – por në garë mbetet edhe Yamal
19:32 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?