Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ai tha se pas KE-së dhe BE-së, do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO.
Ai tha se pret që anëtarësimi i Kosovës në BE të finalizohet brenda një periudhe nëntëvjeçare, njofton KosovaNews.
Pas dorëzimit të aplikimit, ai tregoi se Kosova synon që të aplikojë për anëtarësim edhe në NATO.
Sipas tij, për NATO si masë lehtësuese është që aty ndodhen katër vende që nuk e njohin Kosovën, ndërsa në Bashkimin Evropian janë pesë shtete.