Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ironizuar me opozitën, duke thënë se me aq zell sa i thonë atij që mos të pranojë marrëveshje finale pa njohje reciproke, t’ia thonë këto fjalë Gabriel Escobarit.
“Ju inkurajoj, qysh ashtu që jeni të vendosur se Kosova nuk duhet të pranojë marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër aman ja thoni qeshtu me të njëjtin zell edhe Escobarit, dhe jo vetëm mua. Kur e takoni Escobarit, paramendojeni se e keni përpara Kurti dhe ja thoni këto fjalë. Shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni me i bë”, ka thënë Kurti.
Kurti theksoi se ky Asociacion është i kryetarit të nderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të nderit të PDK-së, Hashim Thaci”.
“ Dallimi është drastik. Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.
Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.