KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në librin e zisë për vrasjen e Abe: Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të
Politikë

Kurti në librin e zisë për vrasjen e Abe: Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të

Kosova News
Kosova News 14:13 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më parë. 

Kryeministri Kurti është pritur në ambasadë nga ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen Shinzo Abe.

“Puna e Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur”, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë.

Kryeministri e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Abe në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës,  si një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë.

“Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti në librin e zisë:

Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Puna e zotit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.

Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të z. Abe si kryeministër. Nisma e tij për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë. Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera.

Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të.

Gjithashtu lexoni:

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?