Ad image

Kurti në Estoni, takohet sot me kryeministren Kallas

Kosova News
Kosova News 09:08 -18/11/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për një vizitë zyrtare në Estoni.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti gjatë ditës së sotme do të pritet në takim nga kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Estoni, Kurti do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror./KosovaNews

Shpërndaje