Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur sot edhe një konferencë për media, me ç’rast është përgjigjur në të gjitha pyetjet e gazetarëve që janë shtruar.
Kurti të mërkurën në konferencë foli gjatë e shpalosi detaje nga takimi që zgjati me orë në Bruksel mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai në këtë rast sqaroi vendimin e tij e të Kosovës për targat ilegale serbe dhe theksoi se Republika e Kosovës nuk prodhon më targa të UNMIK-ut dhe kjo do të jetë e pamundur sa të jetë ai në udhëheqje të Qeverisë.
E pas pyetjeve të shumta kah fundi i konferencës në disa pyetje nga gazetarë serbë, Kurti tha se është një kryeministër demokratik që “i lut” gazetarët t’i bëjnë pyetje dhe se me të nuk ndodh e kundërta.
Ai pati edhe një porosi për gazetarët serbë.
“Diku kryeministrat ndalojnë të bëhen pyetje. Kishte qenë mirë zonja gazetare që të bëni pyetje. Ka kryeministra që i ndalojnë gazetarët të bëjnë pyetje, ama unë jam kryeministër që e lusin gazetarët të bëjnë pyetje. Prandaj, është mirë që kolegët serbë ta kuptojnë sa demokratik është vendi ynë. Kryeministri e lut gazetaren”.