Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes postimit të tij në Facebook, ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit për votimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për verfikimin e Konfiskimin e Paurisë, duke e vlerësuar si një mekanizem të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë.
“Me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ecim bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil (pa dënim) të pasurisë që nuk justifikohet dot. I falënderoj deputetët e Kuvendit për këtë votim, me të cilin iniciuam themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë. Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar“, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar se Projektligji do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit në vend, raporton Kosovanews.
Përvec kësaj, sot është miratuar edhe projekt-kodi i procedurës penale, i cili do të kontribuojë ndjekjes dhe ndëshkimit të rasteve korruptive, vëmendje të veçantë u është kushtuar të drejtave të palëve të dëmtuara ose viktimave.
“Projekt-kodi është hartuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare i cili përveç përmirësimit të procedurave penale, do t’i kontribuojë tutje ndjekjes dhe ndëshkimit të rasteve korruptive. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar të drejtave të palëve në procedurë, në veçanti të drejtave të palëve të dëmtuara apo viktimave“, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Pas thumbimeve nga deputetet qe ia bëren kurtit, ky I fundit shprehet se më së paku kishte rëndësi se kujt i dukeshte I rrezitur, dhe shton se konsultimet me partitë opozitare duhet të vazhdojnë.