Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, ka mohuar se kryeministri kurti banonin në një shtëpi 500 metër katrorë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Keyeziu, ka dhënë detaje rreth vendbanimit të kryeministrit Kurti, pas raportimeve të shpeshta në media për këtë çështje, transmeton KosovaNeës.
Ai ka shkruar se shtëpia ku Kurti banon, është në pronësi të bashkatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja, të cilët i kishin ofruar kryeministrit, falas banimin në shtëpinë e tyre.
“Kryeministri i njeh ata që prej disa vitesh. Anëtarët e tjerë të familjes Zagragja i ka njoftuar më vonë, pasi që është bërë banor në Taslixhe. Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që Kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qeranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit”, ka thënë Kryeziu.
Kryeziu ka treguar se jo e gjithë hapësira e shtëpisë ku banon kryeministri, shfrytëzohet nga ai.
“Shtëpia në Taslixhe ku banon kryeministri nuk i ka 500, por 230 metra katrorë. Dhe kjo hapësirë nuk është plotësisht e shfrytëzueshme. Dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit e tjetra është dhomë e sigurisë. Shtëpia është e vjetër rreth 50 vjeç. “, ka treguar Kryeziu.
Largimin nga banesa afër Parkut të Qytetit, Kryeziu ka thënë se Kurti e ka bërë për shkaqe të sigurisë.
“Kryeministri pat vendosur që të ndërrojë vendbanim pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar që mbrojtja e afërt dhe policia e Kosovës kanë shumë vështirësi për përgatitjet dhe organizimin e sigurisë aty ku banonte Kryeministri te parku i qytetit.”, ka përfunduar Kryeziu./KosovaNeës