KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti zhvillon edhe një takim me ambasadorin e ShBA-së, Hovenier
Politikë

Kryeministri Kurti zhvillon edhe një takim me ambasadorin e ShBA-së, Hovenier

Kosova News
Kosova News 14:05 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff  Hovenier e ka vizituar sot në zyrën e tij kryeministrin Albin Kurti.

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti  sot pasdite ka zhvilluar një takim me diplomatin amerikan, Jeff Hovenier.

Temë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në vend.

Pas takimit nuk pati deklarime për media as nga ambasadorët dhe as nga Qeveria e Kosovës.

- Reklamë -

Megjithatë,  nga kjo e fundit eventualisht pritet të ketë më vonë komunikatë për media.

Ndërkohë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas  Abott ka zhvilluar një takim në Qeverinë e Kosovës, por ai me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Duhet rikujtuar se tensionet së dielës në veri, u shmangën pasi ambasadori amerikan i kërkoi Qeverisë së Kosovës të shtyjë për një muaj afatin për vendosjen e reciprocitetit a i përket dokumenteve të Serbisë për hyrje/dalje në kufi.

Kujtojmë se dje ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me faktorin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Tëitter, Hovenier ka thënë se ShBA-ja e mirëpret vendimin e Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave, deri më 1 shtator.

“ShBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimin për pezullimin e përkohshëm të këtyre dy masave, Qeveria e Kosovës e ka marrë të dielën vonë, pas konsultave me ambasadorët e ShBA-së dhe BE-së, për shkak të tensionimit të situatës në veri.

Pas vendimit, të hënën pasdite janë larguar të gjitha barrikadat në rrugët që çonin drejt dy pikëkalimeve kufitare në Bërnjak e Jarinje, të cilat ishin vendosur nga qytetarë serbë me qëllim të kundërshtimit të masave.

Qeveria e Kosovës është zotuar se me largimin e barrikadave, vendimet do të pezulloheshin, derisa gjatë ditës së hënë, deri në largimin e tyre, janë lëshuar më shumë se 1,500 fletëlëshime hyrje-dalje nëpër pikat kufitare, bazuar në vendimin për reciprocitet për dokumente me Serbinë.

Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me ndërkombëtarët

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM
18:37 -05/06/2026
“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?