Ad image

Kritikat e Krasniqit në seancën e sotme, Abrashi: Nuk ke pse ndjehesh keq nga deklaratat e zyrtarëve të Serbisë

Kosova News
Kosova News 13:28 -24/11/2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar pas fjalimit që mbajti në seancën e sotme lideri i PDK-së, Memli Kransiqi, i cili mes shumë kritikash enë adresë të kryeministri e përshëndeti ujditë e arritur në Bruksel për targat.

Krasniqi pati kritika për qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, pasi siç tha në Kuvend, u shkaktua dramë “pa pikë nevoje”.

Ai madje shtoi se mbrëmë është ndjerë keq kur nëpër mediat e rajonit ka lexuar lajme se Albin Kurti sot i prani të gjitha që ka refuzuar para disa ditësh.

“Përkundër dallimeve tona politike unë ndjehem keq si qytetar i kur para së gjithash mbrëmë nëpër mediat e rajonit lexoj tituj të tipit Albin Kurti i pranoi të gjitha ato që refuzoi para disa ditësh”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

Abrashi pretendon se kreu i PDK-së bëri kritika në seancë me fjalët e kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq

E ndaj kësaj ka reaguar deputeti Artan Abrashi, i cili thotë se nuk kanë thënë kështu mediet, por është deklaratë e kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, raporton KosovaNews

“Nuk kanë thënë mediet rajonale ashtu, por ka thënë Petkoviqi. Nuk ke pse ndjehesh keq nga deklaratat e zyrtarëve të Serbisë”, ka ironizuar Abrashi, teksa ka publikuar një video.

Shpërndaje