KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krimb në ushqimin e studentëve, flet drejtori: Jemi të shqetësuar – po presim që AUVK të verifikojë çdo gjë
Lajme

Krimb në ushqimin e studentëve, flet drejtori: Jemi të shqetësuar – po presim që AUVK të verifikojë çdo gjë

Kosova News
Kosova News 10:55 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Studentët të cilët janë banues në Qendrën e Konvikteve dhe ushqehen në hapësirat e Mensës së Studentëve, kanë raportuar për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.

Organizata studentore Studim Kritikë Veprim ka publikuar mbrëmë një fotografi ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

“Mensa është vendi ku çdo ditë ushqehen mijëra studentë dy herë në ditë, prandaj një ngjarje e tillë është e papranueshme. Bëjmë thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vihet para përgjegjësisë që i takon derisa ne nuk do të qëndrojmë duarkryq pas kësaj ngjarje”, thuhej në njoftimin e SKV-së.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Mensës së Studentëve, Fahri Osmani.

Ai ka deklaruar se kanë arritur në një konkludim që krimbi ka mundur të rrjedhë nga mollat që u janë shërbyer studentëve në menynë e darkës.

“Mbrëmë në vaktin e darkës ka pas një raportim në media që studentët kanë raportuar që kanë gjetur një krimb në gjellë. Nga pamja që është pa shihet se ajo nuk ka pasur mundësi të ndodhë për shkak se gjellët zihen në temperatura të larta dhe një krimb nuk mund të përballojë . Ka qenë një konkludim i yni i përbashkët që në menynë e darkës mbrëmë kemi shërbyer edhe pemë molla, dhe sipas të gjitha gjasave ai krimb ka pasur mundësi të rrjedhe nga molla”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se sot janë duke pritur që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të vijë dhe të verifikojë çdo gjë.

“Ne vazhdimisht monitorohemi nga AUVK kemi kontaktua me ta dhe presim që sot me ardhë dhe me verifiku gjithçka që ka ndodh. Kujdesi dhe përgjegjësia nga ana jonë është maksimale, mostrat e ushqimit ruhen 72 orë”, tha Osmani për Telegrafin.

Tutje drejtori i Mensës së Studentëve, theksoi se janë të përkushtuar që të vazhdojmë punën për të dhënë maksimumin në mënyrë që studentët të jenë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë.

“Asnjëherë nuk kemi pasur rast të tillë, jemi shqetësuar nga ky lajm për shkak se bëhet një punë e madhe janë 80 punëtorë që japin maksimumin për 4 mijë studentë që shërbimet të jenë cilësore”, theksoi Osmani.

Më 12 janar të këtij viti ishte drejtuar edhe një ankese tjetër e studenteve ku thuhej se ishin servuar virshlle me afat të skaduar, por që nga Mensa e Studentëve e kishin mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se janë kontrolluar stoqet e artikujve ushqimorë dhe sipas tyre ishte vërtetuar se nuk asnjë produkt në depon e mensës me afat të skaduar.

“Të nderuar studentë, Pas disa shqetësimeve të ngritura sot nga ana e disa studentëve në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve, në lidhje me servimin e një artikulli (Virshle) me afat të skaduar, ju njoftojmë se ne si staf kemi kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimor dhe është vërtetuar se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.

Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nënshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohemi nga Inspektorati Sanitar i AVUK-ut. Faleminderit për mirëkuptimin e juaj!”, thuhej në njoftimin e Mensës së Studentëve. 

Gjithashtu lexoni:

“Presim që presidentja të na jap një alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

“Presim që presidentja të na jap një alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme
10:06 -13/05/2025
OVL i UÇK-së sot mban një konferencë shtypi
09:42 -13/05/2025
Shtënie me armë në aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron mjetin
09:18 -13/05/2025
Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS
09:01 -13/05/2025
Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë
08:41 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?