KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca jep përgjigjen e prerë: Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim
Politikë

Konjufca jep përgjigjen e prerë: Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim

Kosova News
Kosova News 14:27 -08/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pikënisja për diskutimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca, në përgjigje ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se drafti i Ekipit Menaxhues është pikënisje për diskutimet e ardhshme.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë interesi për dialog me Serbinë, nëse ndërkombëtarët nuk e mendojnë zgjidhjen brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka thënë ai.

Konjufca ka deklaruar se Goran Rakiq ka shkelur betimin e deputetit kur ka zgjedhur anëtarët e Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit të Asociacionit. Kjo për shkak se, siç ka thënë, drafti ka qenë për krijimin e një republike serbe brenda vendit, e si e tillë shkel parimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për interesat e vendit.

“Kosova fatkeqësisht e ka trashëguar një vendimmarrje të qeverive të kaluara lidhur me këtë kornizë të dialogut që është caktimi i personave të ekipit menaxhues nga një zv.kryeministër që i përgjigjet vetëm Vuçiqit, që është Rakiq. Rakiq i ka përzgjedhur anëtarët e ekipit. Ai është kujdesur që këta anëtarë të jenë të përgjegjshëm para Serbisë dhe kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, ligjeve tona, bile shkelje e betimit të deputetit. Kur e bëjmë betimin në këtë institucion ku jemi, betohemi që do t’i shërbejmë vetëm interesave të Republikës së Kosovës dhe kushtetutshmërisë së saj. Çdokush që e shkel betimin dhe bën veprimet që janë në kundërshtim me këtë betim, Qeveria e Kosovës nuk ka obligime ndaj veprimeve të tyre. Nëse e lexoni statutin, ky statut që e prezantuan ishte saktë sipas urdhërdhënies së Vuçiqit, sepse ishte urdhërstatut për të krijuar republikë serbe brenda Kosovës dhe kjo është antikushtetuese. Kurrfarë pozicioni antikushtetues nuk mund të jetë bazë për negociata”, ka shtuar Konjufca.

Konjufca ka thënë tutje se Kosova është nisur dhe qëndron në dialog mbështetur në dy parime, që dialogu është për njohje reciproke dhe që çfarëdo rregullimi për të drejtat e serbëve është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

“Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë është mirë të themi ne mirupafshim, se nuk ka interes këtu. Normalizimi vjen për shkak se shkohet drejt njohjes së ndërsjellë, normalizimi nuk vjen me shkatërru shtetin e Kosovës me një republikë serbe”.

LEXO edhe:

Kryeparlamentari austriak: Serbia s’duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Konjufca në takim me homologun austriak: Serbia e kërkon një republikë serbe brenda Kosovës, e papranueshme sjellja e saj

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 08/05/2023 08/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?