KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Raporti i DASh-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve
Politikë

Kamberi: Raporti i DASh-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve

Kosova News
Kosova News 14:27 -21/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve.

Kamberi ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional që siç ka thënë ai, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po zbatohet ndër vite.

“’Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi”, thekson Raporti i DASH, shkruan Kamberi.

“Aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative’, siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se ‘autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike’, përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të inteligjencës (BIA) A. Vulin”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Tutje, Kamberi ka thënë se raporti i DASH-it nënvizon edhe çështjen e nën-përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që “është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar, të cilat Serbia i ka marrë me tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë: 2001, 2009 dhe 2013”.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” hyjnë në grevë, alivanoset një punëtor

Pas operacionit të kërkimshpëtimit, shpëtohen dy shtetase të huaja në malin Sharr

Osmani e Keller-Sutter ngrenë dolli për partneritetin mes shteteve

Moti me diell dhe vranësira

Kosova News 21/03/2023 21/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
13:06 -22/05/2025
Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime
12:46 -22/05/2025
Gjobitën 5 kompani transporti në Gjilan për mungesë të kontrollit teknik të autobusëve
12:34 -22/05/2025
FMN vlerëson progresin ekonomik — shpërblen Kosovën me mbi 25 milionë euro fonde të reja
12:15 -22/05/2025
Policia e Ferizaj vazhdon me planin operativ “Motoçikleta 2025”, shqiptohen 30 gjoba
12:01 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?