KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime
Politikë

Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime

Kosova News
Kosova News 12:46 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi kompaninë e njohur zvicerane “Stadler Rail”, e cila merret me prodhimin e trenave dhe mjeteve të tjera hekurudhore.

Në këtë vizitë, presidentja Osmani u shpreh se interesimi i kompanive zvicerane për të investuar në Kosovë është gjithnjë në rritje dhe theksoi avantazhet që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Ajo shtoi se marrëveshjet e tregtisë së lirë që Kosova ka me BE-në, EFTA-n, e bëjnë vendin një destinacion ideal për prodhim dhe eksport drejt tregjeve evropiane.

“Ne jemi në diskutime me shumë kompani të tjera zvicerane. Kompanitë zvicerane në përgjithësi kanë një interesim jashtëzakonisht të madh për investime në Kosovë.

Është shumë me rëndësi që Kosova, përveç popullatës shumë të re, të kualifikuar, të shkolluar, që i flet shumë gjuhë – dhe gjuha gjermane është një prej gjuhëve më të folura – po ashtu ofron edhe një sistem taksash, një sistem financiar dhe sistem ligjor që është në përputhje të plotë me standardet e larta të BE-së.

Të gjitha kriteret që i kërkon një investitor, Kosova i plotëson. Tani, me marrëveshjet e tregtisë së lirë që i kemi, edhe me BE-në, me EFTA-n që përfshin edhe Zvicrën, Turqinë dhe vendet e tjera, në fakt të prodhosh në Kosovë nuk do të thotë që po prodhon vetëm për tregun e 1.7 milionëve, por mund të prodhosh për tregun e qindra milionave evropianë, sepse gjithçka që prodhohet mund të eksportohet kudo në Evropë pa kosto shtesë, pa taksa shtesë, për shkak të këtyre marrëveshjeve të tregtisë së lirë që i kemi me të gjitha shtetet e BE-së”, tha ajo.

Në vizitën në “Stadler Rail”, Presidentja Osmani u shpreh e impresionuar nga historia dhe zhvillimi i kompanisë, në të cilën janë duke kryer praktikën edhe shqiptarë me prejardhje nga Kosova.

Ajo vlerësoi lart programin e praktikës së kësaj kompanie, ku 70% e nxënësve praktikantë përfundojnë të punësuar, duke shtuar se ky është një model që do të prezantohet edhe në Kosovë për kompanitë vendore.

“Ishte jashtëzakonisht frymëzuese, sepse teksa po flisja me udhëheqësinë e kësaj kompanie të mrekullueshme, ata më treguan se si u themelua në vitin 1942 dhe fillimisht kishte shumë pak punonjës, si katër apo pesë. Ndërsa sot ka rreth 15,000 dhe është e pranishme në rreth 50 vende të botës dhe praktikisht në të gjitha kontinentet. Një shembull shumë, shumë frymëzues, një model që ne e shikojmë me admirim dhe që natyrisht do ta prezantojmë edhe në Kosovë për kompanitë e mëdha e të vogla, si një model për t’u ndjekur”, tha presidentja Osmani.

Shefja e shtetit vlerësoi gjithashtu lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe Zvicrës përmes diasporës.

Ajo theksoi krenarinë për arritjet e komunitetit kosovar në Zvicër në fusha të ndryshme si inxhinieria, teknologjia, shkenca, politika dhe sporti.

“Siç e thashë dje, lidhja më e madhe mes dy vendeve tona është prania e diasporës sonë këtu në Zvicër. Praktikisht, secili që do të takoni në Kosovë ka një anëtar familjar, të paktën një, që jeton këtu, punon këtu, është shkolluar këtu dhe ka pasur sukses këtu në këtë vend modern. Pra, lidhjet janë shumë, shumë të forta dhe janë ura më e madhe që siguron hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Presidentja Osmani ndau edhe një përvojë personale, duke përmendur hallën e saj që jeton në St. Gallen prej dekadash, si shembull të integrimit dhe suksesit të diasporës shqiptare në Zvicër.

“Halla ime jeton në St. Gallen. Ata kanë jetuar gjithmonë këtu. Ka dekada që janë këtu. Është një vend që u dha atyre strehë, përkrahje dhe ngushëllim në një kohë kur të gjitha familjet në Kosovë ishin të përndjekura. Dhe jo vetëm kaq, fëmijët e saj morën arsimimin më cilësor dhe të gjithë janë shumë të suksesshëm. Ata tashmë kanë fëmijët e tyre që ndjekin shkolla të shkëlqyera.

Dhe tani, është si gjenerata e tretë e emigrantëve, por gjenerata e parë ka ardhur këtu për shkak të shtypjes ndaj popullit tonë në vitet ‘90. Dhe mund të shohësh, të gjithë ne mund ta shohim nga anëtarët tanë të familjes, se mirënjohja për këtë vend të mrekullueshëm është shumë, shumë e madhe. Por në të njëjtën kohë, Zvicra u dha atyre mundësinë që të kontribuojnë si në ekonomi dhe në mirëqenien e këtij vendi, por edhe në ekonomi dhe mirëqenien e Kosovës. Ata kurrë nuk i harruan rrënjët e tyre, ndërkohë që janë integruar pozitivisht këtu”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?