Republika e Kosovës ka fituar edhe një herë në arbitrazhin ndërkombëtar, përcjell KosovaNews.
Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duke thënë se Me fitoren e këtij rasti, vlera që Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore i shpëtoi Republikës së Kosovës në Arbitrazhin ndërkombëtar është 145 milion euro (3 rastet e fundit)
“Falenderoj ekipin e Avokaturës Shtetërore dhe kompaninë SPB për punën profesionale e bashkëpunimin e mirë.”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
/KosovaNews/
Lexo po ashtu: