KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emisari Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, po shohim modele evropiane
Politikë

Emisari Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, po shohim modele evropiane

KosovaNewss
KosovaNewss 17:22 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj. Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Në një intervistë për “Atlantic Council”, Lajçak ka thënë se për Asociacionin Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord se si do të jetë e se si nuk duhet të jetë. “Nuk duhet të kemi frik nga diçka që s’është ende në agjendë, në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, ka thënë ai duke shtuar se si ndërmjetësuese BE-ja është “garantuese që çka do që pajtohet duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”, ka deklaruar më tej Lajçak.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se Asociacioni mund të bëhet por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj. Sipas tij, këto parametra duhet të definohen në dialog. Lajçaku ka përsëritur se Asociacioni është obligim ekzistues që e pret Kosovën që 10 vjet për implementim. E ka vlerësuar këtë çështje si diçka që mund të bëhet, edhe pse ka shtuar se e sheh si sfidë.

Lajçaku e ka vlerësuar lartë pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për përmbajtjen e Planit evropian të hënën. Ai ka thënë se tash u takon palëve të merren vesh se si të implementohet propozimi. Ka konfirmuar se aneksi i zbatimit, si dokument në vete, është pjesë e pandashme e marrëveshjes. Është shprehur optimist se do të ketë marrëveshje së shpejti. “Është diçka që mund të bëhet”, ka thënë ai duke shtuar se liderët e dinë rëndësinë e pajtimit për shtetet dhe rajonin.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

KosovaNewss 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?