KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështon seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës, për faj të Adem Grabovcit dhe Ismet Beqirit
Politikë

Dështon seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës, për faj të Adem Grabovcit dhe Ismet Beqirit

Kosova News
Kosova News 11:13 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mungesë të dëshmitarëve, ish-deputetëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Slobodan Petroviq, ka dështuar të mbahet të mërkurën gjykimi ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend. Ndaj, Grabovcit dhe Beqirit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

Lidhur me mungesën e dëshmitarëve, gjykatësja Edita Çanta konstatoi se Grabovci kishte qenë i ftuar sipas procesverbalit të seancës së kaluar, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar. Ndërkaq, për Beqirin tha se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Po ashtu, gjykatësja Çanta konstatoi se për dëshmitarin Petroviq, nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, pasi që nuk është kthyer fletë-kthesa.

Ajo tha se ndaj Grabovcit dhe Beqirit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, ndërkaq ndaj Petroviq tha se gjykata do të pret fletëkthesën dhe më pas do të veprojë sipas dispozitave ligjore.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyrë ndërsa e radhës u caktua të mbahet më 13 prill 2022.

Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve, raporton betimi per drejtesi.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu lexoni:

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person

Paralajmërimet për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim

Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim
11:27 -08/07/2025
Superstrada Tiranë-Durrës, Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes
11:20 -08/07/2025
Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë
11:16 -08/07/2025
“Kjo duhet të ndalet” – BE planifikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që nga viti 2022, thotë Ministri i Jashtëm francez
11:12 -08/07/2025
Edhe dy vite te Barcelona, si u bind Szczesny për vazhdimin e kontratës
11:08 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?