KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Hoxha lëshon një këngë në telefon në foltoren e Kuvendit, thotë se Kurti duhet t’u kërkojë falje familjeve të të pagjeturve
Politikë

Deputetja Hoxha lëshon një këngë në telefon në foltoren e Kuvendit, thotë se Kurti duhet t’u kërkojë falje familjeve të të pagjeturve

Kosova News
Kosova News 11:04 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të martën në Bruksel, në takimin e nivelit të lartë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Deputetja e PDK-së ka thënë se do të donte që kryeministri Kurti të ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit që t’u kërkonte falje familjarëve të të pagjeturve për dy mashtrimet që pretendon se i ka bërë.

“Besoj të gjithi që vini në seancë kaloni në korridorin që sjell rrëfime për të pagjeturit. Uroj që i keni lexuar fragmentet e shkurtra në mure për ndjenjën e familjarëve. Më 2 maj, në Bruksel rrëfimi i tyre është rrokullisur, dhimbja e tyre është baraspeshuar, duke e lënë në ndërgjegjen e kryeministrit i cili e ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Sot kam zgjedhur të jem zëri i tyre dhe uroj këto minuta të na mjaftojnë për të dëgjuar diçka për dhimbjen dhe pritjen mbi 20-vjeçare të familjarëve. Sot do të doja kryeministri të ishte këtu dhe t’u kërkonte falje të pagjeturve”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit.

Hoxha më pas lëshoi këngën “Për ata që (s’)janë”, e cila u kushtohet të zhdukurve nga lufta e fundit e që këndohet nga vetë ajo.

Kurti dhe Vuçiqi miratuan të martën Deklaratën për Personat e Zhdukur, ku përfshihet termi “të zhdukurit me forcë”. Deklarata është kritikuar gjerësisht nga opozita.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final
23:12 -07/06/2026
Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN
22:56 -07/06/2026
KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?