Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin Haki Abazi.
Ky i fundit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, ka ndërruar ulësen.
Ai është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Abazi po ashtu është ulur afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.
Gjatë ditës së mërkure, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar për Kohën se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar unanimisht për largimin e Abazit nga Grupi Parlamentar, ndërkaq Abazi ka mohuar se ka marrë një njoftim të tillë.





