KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian, përmend sukseset që u shënuan pas një viti qeverisje
Politikë

Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian, përmend sukseset që u shënuan pas një viti qeverisje

Kosova News
Kosova News 09:51 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027.

Me këtë rast ai tha se kanë punuar ditë e natë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Bislimi gjatë tha se ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet, “hezitimet e disa vendeve anëtare vazhdonin.”

“Vitin e kaluar jemi marrë me liberalizimin e vizave, kemi aplikuar  në KE. Sipas planifikimit me 15 tetor 2022 kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Kemi përgatitur shume projekte në kuadër të IPA. Kriteret pwr vizat janë plotësuar që nga vitit 2018, por kishte hezitime nga disa shtetet, hezitimet kishin të bënin me korrupsionin, krimin e organizuar e migrimin, për një vit shënuam progres në këtë drejtim. Filluam bashkëpunim me vendet që shprehën hezitim. Punuam ngushtë me vende përkrahëse. Gjatë dy majave të fundit kemi pasur bashkëpunim me Këshillin dhe Parlamentin për të mos u vonuar procedurat, pas gjithë këtij koordinimi jemi ftuar për të nënshkruar rregullore, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare. Falënderojë të gjithë ata që punua ditë e natë që kjo të arrihet”.

“Në Bruksel ka pajtim të gjerë që Raporti i fundit është pozitiv. Raportet e 3 viteve paraprake kanë cekur ndikim politik në shumë institucione, ndërsa në raportin e viti 2022 nuk përmendet kjo fjalë, ky është përkushtim. Shumë reforma që kishin mbetur të harruar i kemi marrë me shumë seriozitet, psh. rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Miratuam Ligjin për pagat dhe Shërbyesit Civil.  Janë zbatuar 136 masa, prej tyre 50 legjislative. 21 nga 44 ligjet i kemi dorëzuar në Kuvend”.

Më pas kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASh-it. Ajo ia ka përmendur gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

Ajo madje tha se meritat për liberalizim nuk ka kjo Qeveri.

“Liberalizimi i vizave ka përfunduar me sukses falë Qeveri të kaluar. Raporti i DASh-it e cek më së miri se sa ka pasur korrupsion, cili ka qenë kriteri që e keni plotësuar. E keni rastin konkret të ambasadorit Martin Berishaj, rastin e KEK-ut”.

“Është shumë me fat që Komisioni Evropian nuk mendon kështu si ju sepse ju po konkludoni se Komisioni Evropian ka gabuar. Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës për integrim evropian dhe relevante për mua janë raportet që i nxjerr Bashkimi Evropian dhe raportet e Bashkimit Evropian”.

“Nëse mendoni se indekset ndërkombëtare jeni gabim. Por nëse keni menduar se korrupsioni do të çrrënjoset për 2 vite, atëherë keni mendim më të mirë për këtë Qeveri”, ka thënë Bislimi.

Bislimi për prokurorinë: Nuk merret me rastet korruptive, por me një menaxher që ka sjellë 107 milionë euro profit

Deputetja e LDK-së ka insistuar duke i thënë se: një ambasador me një megaskandal po të përfaqëson në Kroaci”.

Ai madje e ka quajtur “intelektual të shquar” Merishajn duke thënë se gjithçka është “konstrukt artificial”.

“Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”.

“Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi.

Komisioni gjithashtu e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?