Deputeti i Partisë Guxo, Haxhi Avdyli i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pasi ajo tha se Vjosa Osmani do të mbahet mend për “si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë dhe do të dalë nga aty me 50 kilogramë”.
Avdyli i reagoi duke thënë se gjuha fyese nga një femër deputete si Ganimete Musliu është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë.
Ndërkohë ka thënë se personat e mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten, ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë.
“Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu”, shkroi Avdyli në Facebook.