KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku kritikon Kurtin, kërkon që të raportojë në Kuvend për dialogun, bëhet zhurmë herë nga pozita e herë nga opozita
Politikë

Abdixhiku kritikon Kurtin, kërkon që të raportojë në Kuvend për dialogun, bëhet zhurmë herë nga pozita e herë nga opozita

Kosova News
Kosova News 11:06 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia.

Abdixhiku të enjten në Kuvend ka thënë se ajo që merr vëmendje nga dakordimi i 27 shkurtit në Bruksel është parathënia, për të cilin e akuzoi prapë Kurtin se e ka mbajtur të fshehur para Kuvendit.

“Ajo që merr vëmendjen e parë në Plan e që nuk ishte prezantuar ndonjëherë, ishte parathënia – që ishte mbajtur tërësisht fshehur nga kryeministri Kurti në këtë Kuvend. Aty i gjeni dy formulime skandaloze me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti, pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Kjo do të thotë se tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, me dakordim të palëve, përfshirë krimet, masakrat – sepse palët kanë vendosur ta tejkalojnë të kaluarën me një copë letër. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën, kryeministri në preambulë si vlerë dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të kaluarës. Jo vetëm kaq. Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusin të vet politik. Barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e Pavarësisë. Ky formulim në preambulë, neutral ndaj statusit të Kosovës, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në dialog. Neutraliteti në status është dëm historik për Kosovën. Edhe në marrëveshjet paraprake, që kishin ambiguitet, siç ishte ajo e fusnotës, kishte referencë në vendimin e GJND-së mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai në Kuvend.

Teksa ai ka folur për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha se “zhurma e deputetëve të VV-së tregon frikë“.

Abdixhiku kërkoi nga çdo grup parlamentar që ta përkrah mocionin për raportimin e kryeministrit.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar të paqëndrueshëm kërkesën e LDK-së dhe PDK-së, që kryeministri Kurti të raportojë mbi çështjen e marrëveshjes së propozimit evropian.

‘’Një debat i tillë për dialogun, është i paqëndrueshëm si mocion’’, u shpreh ajo para deputetëve, ndërsa deputetët opozitar kanë bërë zhurmë dhe për këtë ka ndërhyrë kryekuvendari Glauk Konjufca.

“Kërkuat vetë që mos të bëhet zhurmë, tash opozita mbani qetësi dhe dëgjojeni deputetën”, ka thënë Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?