KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan në takimin me Kurtin: Tregtia e jashtme me Kosovën nga 600 milionë do të arrijë në 1 miliard euro
Politikë

Erdogan në takimin me Kurtin: Tregtia e jashtme me Kosovën nga 600 milionë do të arrijë në 1 miliard euro

Kosova News
Kosova News 19:11 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që ka zhvilluar të premten në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se në këtë qytet ka nisur “një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”.

Ai në një konferencë për media pas darkës së punës, Kurti ka deklaruar se që nga poeti prishtinas i shekullit të 16-të, Mesilu e deri te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ka qenë gravitim i popullit shqiptar.

“Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të presidentit Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit – kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash, pikëtakim vlerash. Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shekullit të 16-të, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ishte gravitim edhe i popullit tonë. Për ne Samiu është ndër etërit e rilindjes sonë kombëtare, për popullin turk konsiderohet prej themeltarëve të intelektualizmit modern. I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, ku student ishte Hasan Prishtina, emrin e të cilit e mban sot Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”, është shprehur kryeministri.

Ai tutje ka thënë se me presidentin Erdogan kanë biseduar për raportet miqësore Kosovë-Turqi dhe për mënyrat se si mund t’i thellojnë ato me siç ka thënë, vullnetin e dyanshëm që kanë.

- Reklamë -
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan (sağda) ile Kosova Başbakanı Albin Kurti (solda), Vahdettin Köşkü’nde ortak basın toplantısı düzenledi. ( Murat Kula – Anadolu Ajansı )

“Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend; për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve; shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Republikës sonë; dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme”.

“E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, një nga synimet kryesore të Qeverisë Kurti është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijohet ekonomi e qëndrueshme.

“Turqia është ndër partnerët tonë kryesor ekonomik dhe tregtar. Kjo na gëzon, por nuk duhet të na mjaftojë. Le ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për ta arritur potencialitetin e madh të tij. Në Kosovë kemi komunitetin turk i cili ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, por jo vetëm, komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Sot, përfaqësues të këtij komunitetit janë kudo në institucionet qendrore e lokale të Republikës së Kosovës duke dhënë kontributin e tyre për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë”.

“Në anën tjetër, qytetarët e Republikës së Turqisë me origjinë nga Kosova po ashtu kanë luajtur një rol të veçantë me kontributin e tyre përgjatë historisë së Turqisë. Ata edhe sot janë një komunitet shembullor e i suksesshëm në Turqi. Bashkëjetesa është vlerë e të dy vendeve tona. Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve tona. Bazën e kemi të mirë. Lidhjet e forta. Vullnetin e madh. Andaj, le të angazhohemi për më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbim”.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shprehur keqardhje për përmbysjet e fundit në Kosovë, ka deklaruar se Turqia do të ofroj mbështetje për tejkalimin e pasojave

‘’Ndjej keqardhje për përmbysjet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në Kosovë dhurojmë që pasojat e kësaj të tejkalohen sa më shpejtë dhe për këtë jemi të gatshëm t’i ofrojmë mbështetjen e duhur.”

Tutje, Erdogan ka deklaruar se Turqia do të filloj punime intensive për ngritjen e njohjeve të Kosovës

‘”Si Turqi kemi qenë një ndër shtetet e para që e kemi njohur Kosovën dhe kemi punuar vazhdimisht që numri i njohjeve të saj të rritet por fatkeqësisht 117 vende që e kanë njohur deri më tani nuk është në vlerën e duhur. Pikërisht për këtë do të hymë në punime intensive dhe do ta arrijmë numrin e duhur të njohjeve.”

Ai po ashtu ka garantuar mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, NATO, dhe BE.

“Që prej tash iu uroj 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ne jemi në punime intensive, në mënyrë që Kosova të merr pozicionin e saj të merituar në arenën ndërkombëtare. Prandaj dhe mbështetshim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, NATO, dhe BE.”

Erdogan, ka theksuar se në takim, nga kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar ndryshimin e qasjes së Kosovës ndaj, siç ka thënë ai  organizatave terroriste “FETO”

“Në takimin me z.Kurti, përveç diskutuam  për marrëdhëniet tona politike, po ashtu u diskutuam edhe për ekonomi, tregti, energji, mbrojtje, infrastrukturë dhe luftim me terrorizmin. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve kundër aktiviteteve të organizatës terroristë FETO në Kosovë dhe kërkova nga miku im një angazhim më ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani.”

Erdogan deklaroi se marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Turqinë së shpejti do të ngritën nga 600 milionë, në 1 miliardë euro.

“Përmes marrëveshjes tregtare të vitit 2019, deri më tani kemi arritur rritje të tregtisë në mes të dyja vendeve. Tregtia e jashtme ndërmjet të dyja vendeve që gjatë vitit të kaluar ishte 610 milionë euro besoj që do ta ngrisim në një nivel shumë më të lartë. Si një nga shtetet që importon më së shumti në Kosovë, tanimë duhet ta ngrisim në 1 miliardë euro.”

Ai ka thënë se investimet e firmave turke në Kosovë, aktualisht kapin vlerën e 400 milionë euro dhe se biznesmenët turq janë të gatshëm që këtë shifër ta ngrisim edhe më lartë.

“TIKA” deri më tani, përmes projekteve të ndryshme ka futur në shërbim të popullit kosovar përafërsisht 100 milionë euro investime po ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë që përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme tua lehtësojmë jetën e vëllezërve tanë kosovarë.”, ka thënë Erdogan.

Erdogan, po ashtu ka ofruar mbështetje të Turqisë në dialogun me Serbinë në rast se kjo kërkohet nga palët

“Për Turqinë është shumë me rëndësi që Kosova të ketë raporte sa më te mira me të gjithë shtetet fqinjë të saj.  Ne ë mbështesim dialogun e Kosovës me Serbinë dhe jemi të gatshmë ta ofrojmë secilin lloj të mbështetjes sonë nëse kërkohet  nga palët.”, theksoi Erdogan./KosovaNews/

 

 

 

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?