Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që ka zhvilluar të premten në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se në këtë qytet ka nisur “një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”.
Ai në një konferencë për media pas darkës së punës, Kurti ka deklaruar se që nga poeti prishtinas i shekullit të 16-të, Mesilu e deri te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ka qenë gravitim i popullit shqiptar.
“Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të presidentit Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit – kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash, pikëtakim vlerash. Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shekullit të 16-të, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ishte gravitim edhe i popullit tonë. Për ne Samiu është ndër etërit e rilindjes sonë kombëtare, për popullin turk konsiderohet prej themeltarëve të intelektualizmit modern. I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, ku student ishte Hasan Prishtina, emrin e të cilit e mban sot Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”, është shprehur kryeministri.
Ai tutje ka thënë se me presidentin Erdogan kanë biseduar për raportet miqësore Kosovë-Turqi dhe për mënyrat se si mund t’i thellojnë ato me siç ka thënë, vullnetin e dyanshëm që kanë.
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan (sağda) ile Kosova Başbakanı Albin Kurti (solda), Vahdettin Köşkü’nde ortak basın toplantısı düzenledi. ( Murat Kula – Anadolu Ajansı )
“Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend; për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve; shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Republikës sonë; dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme”.
“E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, një nga synimet kryesore të Qeverisë Kurti është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijohet ekonomi e qëndrueshme.
“Turqia është ndër partnerët tonë kryesor ekonomik dhe tregtar. Kjo na gëzon, por nuk duhet të na mjaftojë. Le ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për ta arritur potencialitetin e madh të tij. Në Kosovë kemi komunitetin turk i cili ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, por jo vetëm, komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Sot, përfaqësues të këtij komunitetit janë kudo në institucionet qendrore e lokale të Republikës së Kosovës duke dhënë kontributin e tyre për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë”.
“Në anën tjetër, qytetarët e Republikës së Turqisë me origjinë nga Kosova po ashtu kanë luajtur një rol të veçantë me kontributin e tyre përgjatë historisë së Turqisë. Ata edhe sot janë një komunitet shembullor e i suksesshëm në Turqi. Bashkëjetesa është vlerë e të dy vendeve tona. Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve tona. Bazën e kemi të mirë. Lidhjet e forta. Vullnetin e madh. Andaj, le të angazhohemi për më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbim”.
Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shprehur keqardhje për përmbysjet e fundit në Kosovë, ka deklaruar se Turqia do të ofroj mbështetje për tejkalimin e pasojave
‘’Ndjej keqardhje për përmbysjet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në Kosovë dhurojmë që pasojat e kësaj të tejkalohen sa më shpejtë dhe për këtë jemi të gatshëm t’i ofrojmë mbështetjen e duhur.”
Tutje, Erdogan ka deklaruar se Turqia do të filloj punime intensive për ngritjen e njohjeve të Kosovës
‘”Si Turqi kemi qenë një ndër shtetet e para që e kemi njohur Kosovën dhe kemi punuar vazhdimisht që numri i njohjeve të saj të rritet por fatkeqësisht 117 vende që e kanë njohur deri më tani nuk është në vlerën e duhur. Pikërisht për këtë do të hymë në punime intensive dhe do ta arrijmë numrin e duhur të njohjeve.”
Ai po ashtu ka garantuar mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, NATO, dhe BE.
“Që prej tash iu uroj 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ne jemi në punime intensive, në mënyrë që Kosova të merr pozicionin e saj të merituar në arenën ndërkombëtare. Prandaj dhe mbështetshim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, NATO, dhe BE.”
Erdogan, ka theksuar se në takim, nga kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar ndryshimin e qasjes së Kosovës ndaj, siç ka thënë ai organizatave terroriste “FETO”
“Në takimin me z.Kurti, përveç diskutuam për marrëdhëniet tona politike, po ashtu u diskutuam edhe për ekonomi, tregti, energji, mbrojtje, infrastrukturë dhe luftim me terrorizmin. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve kundër aktiviteteve të organizatës terroristë FETO në Kosovë dhe kërkova nga miku im një angazhim më ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani.”
Erdogan deklaroi se marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Turqinë së shpejti do të ngritën nga 600 milionë, në 1 miliardë euro.
“Përmes marrëveshjes tregtare të vitit 2019, deri më tani kemi arritur rritje të tregtisë në mes të dyja vendeve. Tregtia e jashtme ndërmjet të dyja vendeve që gjatë vitit të kaluar ishte 610 milionë euro besoj që do ta ngrisim në një nivel shumë më të lartë. Si një nga shtetet që importon më së shumti në Kosovë, tanimë duhet ta ngrisim në 1 miliardë euro.”
Ai ka thënë se investimet e firmave turke në Kosovë, aktualisht kapin vlerën e 400 milionë euro dhe se biznesmenët turq janë të gatshëm që këtë shifër ta ngrisim edhe më lartë.
“TIKA” deri më tani, përmes projekteve të ndryshme ka futur në shërbim të popullit kosovar përafërsisht 100 milionë euro investime po ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë që përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme tua lehtësojmë jetën e vëllezërve tanë kosovarë.”, ka thënë Erdogan.
Erdogan, po ashtu ka ofruar mbështetje të Turqisë në dialogun me Serbinë në rast se kjo kërkohet nga palët
“Për Turqinë është shumë me rëndësi që Kosova të ketë raporte sa më te mira me të gjithë shtetet fqinjë të saj. Ne ë mbështesim dialogun e Kosovës me Serbinë dhe jemi të gatshmë ta ofrojmë secilin lloj të mbështetjes sonë nëse kërkohet nga palët.”, theksoi Erdogan./KosovaNews/