Prokuroria Themelore në Ferizaj, Drejtoria e Krimeve të Rënda e PK-së, Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe komunës së Shtërpcës sot po bëjnë inspektimin e objekteve të zonës të villave në Brezovicë.
I tërë ky inspektim po bëhet që të verifikohen se objektet në këtë Zonë a janë të pajisur me dokumentacione të rregullta.
Ky inspektim ndërlidhet me rastin “Brezovica” ku nga ana e Prokurorisë Themelore janë iniciuar procedura penale ndaj disa personave për veprat keqpërdorim të detyrës zyrtare marrje dhe dhënie e ryshfetit.


