Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është realizuar edhe trajnimi “Për zhvillimin e konceptit të hetimeve në Policinë Ushtarake”.
Në një njoftim për medie thuhet se këtu është biseduar për metodat e zhvillimit të konceptit të hetimeve dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në shumë fusha me interes të përbashkët për të dy policitë ushtarake.
“Trajnimi është realizuar në Republikën e Shqipërisë, dhe në fund të trajnimit janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dyja vendeve dhe policive respektive”, thuhet në njoftim.





