Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Në një njoftim për media thuhet se gratë apo vajzat e dyshuara kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.
Tutje nga Policia theksohet se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, ata që kanë njohuri duhet të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

