KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve
Rajon

Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve

Kosova News
Kosova News 17:04 -12/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz. Në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas autoriteteve shqiptare, ishin përfshirë 26 persona, mes të cilëve biznesmenë, por edhe punonjës të policisë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se gjatë vitit 2023 është shënuar rritje e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera në Bashkimin Evropian, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë.

Sipas policisë shqiptare janë identifikuar të paktën pesë subjekte tregtare të cilët siguronin kontrata fiktive pune për këta shtetas, që kryesisht ishin nga Bangladeshi. Më pas, ky grup vijonte me procesin e aplikimit për vizë, e deri në pritjen e këtyre personave në aeroportin e Rinasit, kundrejt një pagese prej 5.000 eurosh për person.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit personal për 26 personat e përfshirë në këtë grup. Ndërkaq, policia ka arrestuar 19 prej tyre, tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak, dy janë të detyruar të paraqiten para autoriteteve si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë 11 biznesmenë dhe katër punonjës policie.

Policia shqiptare bëri të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 400.000 euro, 700.000 dollarë amerikanë, 4.000 funte, 520.000 lekë, 13 automjete, 50 telefona, tri pistoleta, 50 fishekë etj.

Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe u shtri në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë. Përveç individëve në hetim u vunë edhe biznesmenë të ndryshëm, edhe punonjës policie.

Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se ky operacion i shërbeu edhe nismës së Policisë së Shtetit për vetëpastrimin e radhëve të saj nga elementë kriminalë.

Në hetimin njëvjeçar për këtë rast, sipas policisë, u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 12/04/2024 12/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?