Drejtoria Rajonale e Prishtinës, thotë se në katër raste të ndara, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, të cilëve u janë gjet dhe sekuestruar pesë armë.
“Pesë nga personat e dyshuar, prej tyre dy të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që ndaj tyre kanë nisë procedurat për veprat e sipërshënuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu policia thotë se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.


