Policia e Kosovës njofton edhe sot në raportin e saj 24 orësh se një person është arrestuar pasi të enjten në Deçan e ka sulmuar seksualisht një fëmijë.
Policia ka njoftuar të martën se sulmi seksual ka ndodhur ndaj një vajze.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimi thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Dje është raportuar se një mësimdhënës në Deçan, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin për sulm seksual ndaj një nxënëse të mitur.
Arrestimin po dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i Shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, konfirmoi Nikçi.
Ai bëri të ditur se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.


